Flash News

KRYESORE

Aplikacioni në fushën e mjekësisë, shqiptari zgjidhet si më i miri në Itali

Aplikacioni në fushën e mjekësisë, shqiptari zgjidhet si

Një  aplikacion në fushën e mjekësisë, i cili ka fituar në konkurrencë me dhjetëra projekte që ishin në garë në Itali. Bashkim Sejdiu, me anë të një algoritmi në Milano, ku është numri më i madh i emigrantëve, kishte arritur të lehtësonte punën e autoriteteve shëndetësore që të zbulojnë se cili prej emigrantëve është i rrezikuar nga tuberkulozi ose nga ndonjë sëmundjet tjetër ngjitëse.

Shumica e sëmundjeve barten nga emigrantët, thotë Bashkimi.

“Ne kemi krijuar një pyetësor që shumë lehtë zbulohet nëse emigranti është infektuar nga ndonjë sëmundje e caktuar ngjitëse”, tregon për aplikacionin Bashkim Sejdiu.

Bashkimi ka zgjidhur gjithashtu një problem me aplikacionin e zbuluar. I vjen një mesazh në telefon në formë të “push alertit” se është koha për vaksinim dhe të gjitha komunikimet bëhen me telefon dhe kështu evitohet kostoja e postës.

“Edhe mjekut i lehtësohet puna, pasi edhe ai e ka vështirë sqarimin për rëndësinë e vaksinave nga moskuptimi i gjuhën së emigrantit.” Madje, edhe fushatat kundër sëmundjeve të ndryshme ngjitëse mund të përcillen te emigrantët përmes aplikacionit.

Bashkim Sejdiu është bërë i njohur edhe për aplikacionin që e kishte bërë në dhjetë gjuhë të emigrantëve, për të lehtësuar komunikimin e emigrantëve me administratën italiane. Me aplikacionin e Bashkim Sejdiut, emigrantët i kanë marrë më lehtë dokumentet italiane, edhe atë në dhjetë gjuhë të ndryshme të botës.

Të fundit