Flash News

KRYESORE

Aplikimi online, Ahmetaj sqaron procedurën për qytetarët e prekur nga tërmeti: Afati 30 ditë

Aplikimi online, Ahmetaj sqaron procedurën për qytetarët e prekur

Ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj ka dhënë detaje sa i përket procedurës së aplikimit për ata banorë që u janë dëmtuar banesat e tyre nga tërmeti i 26 nëntorit.

Në një konferencë për mediat, ai sqaroi se aplikimi nis ditën e mërkurë, 29 janar dhe do të zgjasë për një periudhë 30 ditore.

Ahmetaj u bëri thirrje të gjitha bashkive të qyteteve të prekura nga tërmeti që të jenë në gatishmëri të qytetarëve.

"Nga e mërkura do duhet të ketë në çdo bashki nga një zyrë, ku jo qytetarët duhet të vijnë tek ju, por të merrni qytetarët për të bërë aplikimin online. Platforma bazohet në vetë deklarimin e qytetarëve. Do të deklarojnë dëmet. Të gjitha Bashkitë do të dërgojnë tre persona që do trajnohen nesër në orën 11:00, procesin e aplikimit. Që të kenë të saktë zonën, sipërfaqen e banesës. Kryetari i njësisë administrative do e marrë me shkrim, njësia administrative e hedh online. Aty ku qytetari ju jep të drejtën të mblidhi dokumentacionin vetë, atëherë do ia merrni ju.

Fillon vlerësimi dhe apelimi, brenda fazës së dytë. 30 ditë duhet të ketë mbaruar aplikimi me dosjet e shoqëruara. S'ka të bëjë të ketë akt pronësie. Çdo njëri nga ne ka një dokument të tillë në lidhje me pronësinë, përveç atyre që nuk kanë filluar procesin e legalizimit dhe s'kanë asnjë dokument. Në bazë të saj, do ta shikoni që dy janë programet kryesore. Rindërtimi, pallate dhe banesa private. Rikonstruksioni", sqaroi Ahmetaj.

Të fundit