Flash News

KRYESORE

Apollon Baçe: Shengeni Ballkanik është një ide që vjen nga Bullgaria

Apollon Baçe: Shengeni Ballkanik është një ide që

Historiani Apollon Baçe u shpreh se Shengeni Ballkanik nuk është një ide e Gjermanisë, por e komunistit bullgar Gjergj Dimitrov. Ai tregon pozitat e Shqipërisë nëpërmjet një shembulli, ku presidenti serb Aleksandar Vuçiç është kavalieri, kurse Edi Rama dama në një kërcim tangoje.

“Nuk është e Merkelit, kjo është një ide e Gjergj Dimitrov që donte ta bënte këtë një nga shkaqet e ndarjes me Stalinin, e Demaçit që donte të bënte Iliriadën. Janë normale, por pa Kosovën nuk mund të bëhet. Kemi të bëjmë me një kavalier dhe damë që kërcejnë tango, kavalieri është Vuçiçi, ndërsa dama është zotnia jonë. Vuçiç luan një lojë që ky e ndjek.

Në nëntor të 2019, Vuçiç te Spigel thotë se Kosova e sheh veten si shtet, por ne nuk e shohim të tillë dhe nuk është e tillë. Provokimi i parë. Më vonë thotë se Reçaku është sajim. Ky nxjerr nga loja Kosovën. Këtë lojë e ndjek Rama. “, tha Baçe në Ora News.

Ai shton se kryeministri shqiptar po përdor të njëjtat argumente si Vuçiç dhe Lavrov.

“Rama thotë se Kosova është pjellë, si viçi që e pjell lopa, mbi të gjitha e luftës me bomba të SHBA dhe shumë prej vendeve të mëdha të BE. Këto janë fjalë të Vuçiçit dhe Lavrovit. Ky ka nxjerrë nga loja Kosovën. Vuçiç fiton kohë dhe ky e ndjek fare bukur. Këto janë lojëra diplomatike. Kosova thotë se nuk do të marr pjesë, ndërkohë që e ka detyruar ai të mos marrë pjesë.”

Të fundit