Flash News

KRYESORE

Apple ndikohet nga koronavirusi, kompania e parë e madhe amerikane që konfirmon prekjen nga efekti i virusit vdekjeprurës

Kompania Apple ka lajmëruar klientët se efektet e koronavirusit në Kinë do të ndikojnë në prodhimet dhe fitimet e saj. Sipas  deklaratës së kompanisë më të fuqishme teknologjike në botë, "furnizimi me iPhone në të gjithë botën do të kufizohet përkohësisht".

Në këtë mënyrë, “Apple” bëhet kompania e parë e madhe amerikane që konfirmon prekjen nga efekti i virusit vdekjeprurës.

“Apple”, në fakt, kishte parashikuar të ardhura rekord deri në 67 miliardë dollarë për tremujorin aktual, nuk e zbuloi se sa ishte vlera në para që do të ndikonte.

Ne nuk presim të arrijmë shifrat që kishim pritur për tremujorin që përfundon në mars”,- thuhet në deklaratën publike të kompanisë, duke shtuar se “ata po gjejnë një kthim në normalitet”.

 

Të fundit