Flash News

KRYESORE

Arabia Saudite lejon gratë t’i bashkohen ushtrisë, aplikimi në bazë të 12 kritereve

Arabia Saudite lejon gratë t’i bashkohen ushtrisë, aplikimi

Arabia Saudite ka hapur për herë të parë aplikimet për gratë që duan t’i bashkohen ushtrisë së saj.

Sipas një liste me 12 kërkesa, gratë që aplikojnë duhet të jenë shtetase saudite, nga 25 deri në 35 vjeç, dhe të kenë një diplomë të shkollës së mesme.

Pozicionet që ato do kenë nuk do përfshijnë pjesëmarrjen e tyre në luftë, por do t'i japin mundësinë që të punojnë për sigurinë e vendit.

Vendimi për të rekrutuar gra ushtare është një prej shumë reformave për përmirësimin e të drejtave të në Mbretërinë Myslimane Konservative.

Sidoqoftë, aktivistët e të drejtave të njeriut thonë se sistemi diskriminues i Arabisë Saudite për kujdestarinë mbetet i paprekur, pavarësisht përpjekjeve të qeverisë për ta shfuqizuar atë.

Sipas sistemit, gratë saudite duhet të marrin leje për udhëtime, për martesë, dhe mund t’u kërkohet të marrin miratim për të punuar ose për të pasur akses në kujdesin shëndetësor.

 

Të fundit