Flash News

KRYESORE

Arbana Osmani drejt largimit nga Top Channel? Njofton fansat në rrjetet sociale: Jam e lodhur!

Arbana Osmani është pa dyshim një nga figurat më të dashura të ekranit të Top Channel.

Pas një rrugëtimi të gjatë në kanalin e TCH, sot Arbana ka bërë një njoftim të papritur në profilin e saj në Instagram ku njofton një largim të mundshëm të saj.

“Ditët e fundit në Top. E lodhur, por e lumtur”, shkruan Arbana.

Moderatorja dhe autorja e emisionit “Dua të të bëj të lumtur në Top Channel” u përfol edhe pak kohë më parë për largimin e saj nga TCH, por që gjithçka mbeti në kuadër të thashethemeve.

Ky njoftim nga ana e Arbanës ka nxitur komente të shumta nga ndjekësit, të cilët kërkojnë arsyen e largimit të saj dhe se ku do ta shohim në të ardhmen. Megjithatë, pritet që në ditët në vijim ky njoftim i saj të saktësohet më në detaje.

Të fundit