Flash News


KRYESORE

Arbana Osmani: Emisioni më ka mësuar që shqiptarët janë një popull i fortë

Arbana Osmani: Emisioni më ka mësuar që shqiptarët janë

Në një intervistë për Revistën Who, Arbana Osmani ka treguar për emisionin "Dua të të bëj të lumtur dhe çfarë emocionues e bën ky emision të përjetojë.

Ndër të tjera, Arbana tregoi se ky emision, e ka bërë atë të njohë shqiptarët dhe se sa të fortë janë.

"Oh shumë gjëra. Fillimisht që janë njerëz shumë të fortë, realisht, me atë histori dhe të kaluar që kane patur prindërit tanë, ndryshimi i sistemeve dhe pastaj problemet e vazhdueshme social-ekonomike kanë qenë një sprovë e frikshme. Kam mësuar që fatkeqësisht në këtë vend ka ende shumë rëndësi opinioni dhe gratë janë ato që e vuajnë më shumë këtë. Kam mësuar gjithashtu që brezat e rinj janë shumë më të lirë dhe më të guximshëm për të jetuar jetën e vet siç duan ata,"- ka thënë Arbana.

Burimi: Revista Who

Të fundit