Flash News

KRYESORE

Arbana Osmani flet për ushqimet nga të cilat ka hequr dorë për shkak të shtatzënisë

Arbana Osmani flet për ushqimet nga të cilat ka hequr dorë

Moderatorja Arbana Osmani është në muajin e fundit të shtatzënisë. Periudha në të cilën ndodhet moderatorja e ka bërë atë të heqë dorë prej shumë ushqimeve për hir bebes që pret. Arbana ka treguar së fundmi dietën e saj dhe se çfarë ka eliminuar derisa vogëlushi të vijë në jetë.

“Mëngjeset e shëndetshme janë të kushtëzuara nga shtatzënia. Duhen shumë perime, shumë fibra. Tani nga fundi kam hequr dorë nga karbohidratet dhe sheqernat dhe sheqerin e marr nga frutat, edhe ndonjë akullore. Si mund të rri unë pa akullore”.

Arbana tregoi se mezi po pret periudhën kur mund të konsumojë gjërat më të mira të botës, megjithatë tani fokusi është tek bebi:

“Nuk janë gjërat më të mirë në botës, te gjërat e mira do të rikthehemi pak më vonë, por e rëndësishme është të hash mirë, sidomos në këtë periudhë."

 

Të fundit