Flash News

KRYESORE

Arbana Osmani konfirmon shtatzëninë, moderatorja dhe Eduart Grishaj do behën prindër së shpejti

Prej disa kohësh po aludohej se Arbana Osmani është shtatzënë për shkak të kileve të tepërta kishte marrë. Vetë Arbana e ka mohuar disa herë këtë lajm dhe në pyetjet e shpeshta që ka marrë nga fansat.

Por sot, në ditën më të veçantë të partnerit të saj, moderatorja shumë e dashur për publikun ka vendosur të japë lajmin e bukur të shtatzënisë së dytë me Eduart Grishajn.

Regjizori Eduart Grishaj sot feston ditëlindjen dhe në postimin e Arbanës, e përqafuar me të, moderatorja tregon se është shtatzënë:

“Gëzuar ditëlindjen zemrës time, shokut tim më të mirë, atij që ka zemrën tim (i cili së shpejti do të bëhet baba). Të dua Eduart Grishaj.”

Eduarti do të bëhet baba për herë të parë, ndërkohë Arbana ka dhe një djalë me ish-bashkëshortin, Jonin – i cili duhet thënë se shkon shumë mirë me Eduartin.

Të fundit