Flash News

KRYESORE

Arbana Osmani ngre dyshimet për “Big Brother”, a do të jetë ajo prezantuesja?

Ditët e fundit po përflitet nëpër media se projekti i “Big Brother Vip” që u la në mes, do të rikthehet së shpejti në ekranin e Top Channel.

Sipas lajmeve në media, përflitet se studioja ku po xhirohet “Hell’s Kitchen” do kthehet në shtëpinë e “Big Brother”.

Këto zëra mesa duket po i konfirmon Arbana Osmani në njëfarë mënyrë. Në një postim në profilin e saj në Instagram, moderatorja ka lënë çdo gjë hapur se mund të jetë ajo drejtuesja e emisionit.

Me siguri, Arbana bashkë me produksionin sapo filluan të ngacmojnë publikun me indicie të tilla, pasi vetë moderatorja nuk mund të bëjë as deklarata dhe as postime të tilla pa dijeninë e Top Channel dhe produksionit të “Big Brother”.

Ngelet të shohim në vazhdim.

Të fundit