Flash News

KRYESORE

Arbana Osmani reagon për lajmin e largimit te saj nga Top Channel: Shfrenuat fantazinë

Arbana Osmani reagon për lajmin e largimit te saj nga Top Channel:
Arbana Osmani ka reaguar për herë të parë për lajmin e kësaj jave që është diskutuar në të gjitha mediat online në Shqipëri. Largimi i saj i papritur nga Top Channel nxori disa versione nga media të ndryshme Arbana po largohet për pagesën, disa kanë shkruar për shkak se studio e saj do vihej në dispozicion për emisionin e ri të Renato Mekollit dhe sot u tha se ishte pikërisht publikimi i videos së të dashurit të saj që nxiti gjakrat mes saj dhe drejtuesve të Topit. Por të gjitha këto mesa duket Arbana ka vendosur ti hedhë poshtë dhe i ka quajtur thjesht shfrenim të fantazisë. Në postimin e saj të fundit në Instagram, Arbana fton ndjekësit e saj të shohin sonte puntatën e radhës në TCH të "Dua të të bëj të lumtur" dhe shkruan: Shihemi sonte ne oren 21.00 me te tjera histori te jashtezakonshme ne Top Channel Faleminderit @valentinamaloku_per grimin, @jetmira_dushi_official per floket dhe te gjitha portaleve per shfrenimin e fantazise ne lajme nga me te pabesueshmet, por qe gjithsesi shume argetuese😊 Nje perqafim per te gjithe

Të fundit