Flash News

KRYESORE

Arbana Osmani sqaron se çfarë do të ndodhë me emisionin “Dua të të bëj të lumtur”

Arbana Osmani sqaron se çfarë do të ndodhë me emisionin
Siç edhe e kemi kuptuar përmes postimeve të vazhdueshme në Instagram, moderatorja e “Dua të të bëj të lumtur”, Arbana Osmani është vetkarantinuar në shtëpi me familjen e saj dhe djalin. Të shumtë kanë qenë fansat që kanë pyetur se çfarë do të ndodhë me emisionin dhe moderatorja ka treguar se dy puntata janë regjistruar para se të arrinte koronavirusi në Shqipëri ndaj këtë të shtune dhe të shtunën e ardhshme programacioni i Top Channel me emisionin  “Dua të të bëj të lumtur” do të vazhdojë normalisht. “Shumë prej jush më kanë pyetur në lidhje me vazhdimin e “Dua të të bëj të lumtur” dhe dua t’ju komunikoj se do të jemi në transmetim këtë të shtunë dhe të shtunën e ardhshme. I kemi regjistruar më përpara këto dy episode që do t’ju bëjne shoqëri gjatë ditëve në vijim. Shpresoj shumë që kjo situatë të kalojë sa më shpejt e të mos na duhet të ndërpresim punën, por për momentin, është shëndeti mbi të gjitha, mbi punën, mbi qejfet, mbi argëtimin. Ju lutem qëndroni në shtëpi, mbroni veten dhe të tjerët, bashkë do t’ia dalim,”- shkruan Arbana.

Të fundit