Flash News

KRYESORE

Arbana Osmani tregon nëse do të jetë ajo prezantuesja e Big Brother

Arbana Osmani tregon nëse do të jetë ajo prezantuesja e Big
Së shpejti në ekranin e Top Channel do të rikthehet "Big Brother Albania". Ky lajm është bërë me dije në festën e "Top Medias" në nder të 51-vjetorit te Tanit të Topit nga Isli dhe Ori, të cilët moderuan eventin. E pyetur nëse do të rikthehet për të moderuar spektaklin, Arbana Osmani u shpreh për revistën “Ëho” se nuk e di ende dhe se ka dilema për rikthimin e formatit: “Të them të drejtën nuk e di. Unë kam dilemat e mia për rikthimin e formatit dhe realizimin e tij me standardet e dikurshme. Ka shumë faktorë që më bindin të drejtoj një program të caktuar. Me “Big Brother” këta faktorë nuk i kam vlerësuar akoma. Besoj që në televizion më shumë se në çdo fushë tjetër, njerëzit që profilizohen në një program të caktuar, për shkak të familjaritetit që fiton programi, kanë më tepër sukses. ‘Dua të të bëj të lumtur’ është një nga programet më të mira dhe më të ndjekura prej 3 vitesh në “Top Channel”. Unë jam e kënaqur, tv është i kënaqur, audienca gjithashtu, përse duhet të ndryshojmë?”
 
View this post on Instagram
 

I ushqejme kafshet me c’te na ndodhet per momentin🤦‍♀️ @revistawho @eduartgrishaj @eraldorexho

A post shared by Arbana Osmani (@arbanao) on

Të fundit