Flash News

KRYESORE

Arbana Osmani tregon vështirësitë e fillimit të karrierës: Prisja si fëmijë të më hidhnin ndonjë kockë

Moderatorja e njohur shqiptare, Arbana Osmani, e cila ka prezantuar disa nga emisionet më të suksesshme në vend si “Big Brother” dhe “Dua të të bëj të lumtur”, ka folur për vështirësitë e fillimit të karrierës së saj .

E ftuar ditën e djeshme në emisionin “Top Show Magazine” moderatorja  ka treguar se fillimi nuk ka qenë aspak i thjeshtë.

“Shkon me qejf dhe pastaj kupton që askush nuk të pret ty, dhe pret ashtu si fëmijë të të hedhin ndonjë kockë”, ka thënë  ajo.

Theksojmë se Arbana Osmani është një nga moderatoret me eksperiencë më të gjatë dhe më të suksesshme në  “Top Media”

Të fundit