Flash News

KRYESORE

Arbana shpall fitoren në Shijak. Falenderon deputetët e PS nën hetim nga ‘Krimet e Rënda’

Arbana shpall fitoren në Shijak. Falenderon deputetët e PS nën

Kandidati i PS në Shijak, Elton Arbana ka falenderuar qytetarët për mbështetjen, që i dhanë në votimet e djeshme. Arbana, i cili ka dalë në përgjimet e gazetës Bild, ia dedikon suksesin dy deputetëve të marrë në pyetje nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, Ilir Ndraxhin dhe Jurgis Cyrbjen.

Ndraxhi dha llogari para prokurorëve, pasi emri i tij përmendjej në përgjimet e Bild për zgjedhjet e përgjithshmë të vitit  2017. Ndërsa emri i Cyrbjes ka dalë nga disa përgjime të grupit të Emiliano Shullazit, ku ai komunikonte me krahun e tij të djathtë, Gilmando Danin në kohën kur ishte drejtues i Hipotekës së Durrësit.

Cyrbja u morn ë pyetje para një viti nga Krimet e Rënda, por ka mohuar se ka mohuar njohjen me grupin e Shullazit.

"Jam i kënaqur sot, sepse së bashku me strukturat e Partisë Socialiste, së bashku me mbështetjen e dy deputetëve Ilir Ndraxhi dhe Jurgis Çyrbja i kemi dhuruar Shijakut zgjedhjet më të mira dhe më të qeta. Kjo falë mbështetjes së padiskutueshme të qytetarëve të Shijakut", shkruan ai.

Statusi i plotë:

Do doja të falenderoja përzemërsisht të gjithë qyetarët shijakas, të gjithë banorët e Njësive Administative: Maminas, Xhafzotaj e Gjepalaj, që sollën një proces të qetë zgjedhor. Në këto zgjedhje fitoi qytetaria shijakase, fitoi thyerja e frikës, fitoi dëshira personale e çdokujt për rrugën drejt ëndrrës Europiane, fitoi normaliteti shoqëror përkundrejt dhunës.

Jam i kënaqur sot, sepse së bashku me strukturat e Partisë Socialiste, së bashku me mbështetjen e dy deputetëve Ilir Ndraxhi dhe Jurgis Çyrbja i kemi dhuruar Shijakut zgjedhjet më të mira dhe më të qeta. Kjo falë mbështetjes së padiskutueshme të qytetarëve të Shijakut.

Suksesi apo dështimi i çdokujt nis nga familja. Rrugëtimi i kandidimit tim ka nisur pikërisht nga mbështetja që më ka dhënë familja ime: prindërit, dy vëllezërit e mi kanë qënë forca ime. Bashkëshortja ka qenë suporti moral më i madh. Mendoj se më i miri mes nesh është ai, që së pari është i mirë me familjen e tij.

Ndihem krenar sot për qytetarët e Shijakut që dhe pse shpesh nën tensionin e mbikqyrjes, apo fotove të bëra jashtë qendrave të votimit ato nuk hoqën dorë për të shprehur të drejtën e tyre kushtetuese dhe vullnetin për të votuar.

Së bashku, drejt ëndrrës sonë për ta bërë Shijakun qytetin që duam.

Faleminderit të gjithëve!

Të fundit