Flash News

KRYESORE

Arben Ahmetaj betohet te Meta, zyrtarisht ministër Shteti për Rindërtim

Arben Ahmetaj betohet te Meta, zyrtarisht ministër Shteti për

Arben Ahmetaj është betuar te presidenti Ilir Meta dhe nga sot është bërë pjesë e kabinetit qeveritar si Ministër i Shtetit për Rindërtimin.

“Pas ekzekutimit të himnit kombëtar dhe leximit të dekretit përkatës, Ministri i Shtetit për Rindërtimin, duke vendosur dorën mbi Kushtetutën e Shqipërisë, u betua se: “Betohem në nderin tim, se do të zbatoj me përpikëri Kushtetutën dhe ligjet, si dhe do të kryej me përgjegjësi detyrën shumë të rëndësishme që më është besuar, të anëtarit të Këshillit të Ministrave!”  Presidenti i Republikës, Meta, duke i dorëzuar dekretin, i uroi Ministrit Ahmetaj suksese në këtë detyrë shumë të rëndësishme”, thuhet në njoftimin e presidencës.

Propozimi për Ahmetajn erdhi nga kryeministri Edi Rama, i cili po ashtu kërkoi zgjatjen e gjendjes së jashtëzakonshme deri në 31 mars, pas tërmetit të 26 nëntorit ku humbën jetën 51 persona dhe u plagosën qindra të tjerë.

Të fundit