Flash News

KRYESORE

Arben Ahmetaj drejt shkarkimit? Gazetari: Ministrit të Financave i është prerë një biletë vetëm vajtje

Arben Ahmetaj drejt shkarkimit? Gazetari: Ministrit të Financave i

Arben Ahmetaj mund të jetë pranë shkarkimit nga detyra e ministrit të Financave. Gazetari Denis Dyrnjaja shprehet se qeveria e Edi Ramës nuk i ka mirë punët me financat, ndaj po planifikohet shkarkimi i ministrit.

"Gojët e liga" flasin se qeveria nuk i ka punët mirë me financat ndaj ministrit te linjës i është prerë një biletë vetëm vajtje. Ndoshta Arben Ahmetaj po bëhet gati për suksese në jetë”, shprehet Dyrnjaja.

Qeveria e Ramës po përballet me shumë kritika sa i përket gjendjes ekonomike në vend, rritjes së taksave dhe dhënies së koncesioneve pa kriterë. Pas paralajmërimeve nga FMN, Dhoma Amerikan e Tregtisë dhe opozita, Rama po përballet së fundmi edhe me protestat e qytetarëve dhe të bizneseve që kërkojnë uljen e taksave.

Të fundit