Flash News

KRYESORE

Arben Ahmetaj: Jemi vendi me papunësinë më të ulët për të rinjtë

Arben Ahmetaj: Jemi vendi me papunësinë më të ulët

Për ministrin e Financave, Arben Ahmetaj, Shqipëria është shteti që ka papunësinë më të ulët në rajon. Deklaratën e bëri gjatë seancës parlamentare, ndërkohë që jashtë sallës po protestojnë prej orësh banorët e “Unazës së Re”, të cilëve u rrezikohen banesat dhe bizneset nga zgjerimi i rrugës.

Sipas Ahmetajt, Shqipëria ka gjithashtu papunësinë më të ulët në rajon edhe tek të rinjtë.

“Jemi vendi që kemi papunësinë më të ulët për të rinjtë në rajon. Jemi vendi që kemi papunësinë më të ulët në rajon”, u shpreh Ahmetaj në foltore.

Ndërkohë, sondazhi i Gallup tregoi pak ditë më parë se 79% të të rinjve në Shqipëri kërkojnë të largohen nga vendi. Ky është numri më i lartë në Evropë dhe ndër më të mëdhenjtë në të gjithë botën.

Të fundit