Flash News

KRYESORE

Arben Ahmetaj në spital. Përplas Range Rover-in me dy automjete në Maqedoni

Arben Ahmetaj në spital. Përplas Range Rover-in me dy automjete

Ish-Ministri Arben Ahmetaj është përfshirë në një aksident automobilistik ku ka mbetur i lënduar lehtë, raportojnë  burime të Politiko.al nga Tetova. Aksidenti ka ndodhur sot në orët e pasdites në afërsi të Kumanovës, në kryqëzimin e autostradës në pikën kufitare Tabanoc – Kumanovë. Siç njoftojnë burime policore nga Maqedonia, ka patur një përplasje mes një autobusi dhe dy automjeteve, njëri prej të cilëve një Range Rover me targa të Shqipërisë të cilin e drejtonte ish ministri i Financave të Shqipërisë.

Arben Ahmetaj, është lënduar, dhe po ashtu edhe dy persona të tjerë identiteti i të cilëve nuk bëhet ende i ditur. 

Të fundit