Flash News

KRYESORE

Arben Ahmetaj shfaqet në vend të Braçes, deputetja: Këtë seancë mos e drejtoni ju, ka një konflikt interesi

Arben Ahmetaj shfaqet në vend të Braçes, deputetja:

Ish-ministri i Financave dhe Ekonomisë ka marrë drejtimin e Komisionit të Ekonomisë, të cilën më parë e drejtonte Erjon Braçe, i emëruar pak ditë para Vitit të Ri nga kryeministri Edi Rama në vend të Senida Mesit, zv.kryeministër.

Në nisje të seancës, ai ka ndeshur kundërshtimin e deputetes së PD, Jorida Tabaku, e cila e ka cilësuar drejtimin e kësaj seance në konflikt interesi për shkak se më parë Ahmetaj ka mbajtur pozicionin e ministrit të Financave.

“Këtë seancë mos e drejtoni ju se ka një konflikt interesi, na lini të bëjmë diskutimet me ministren e retë Ministrisë së Financave”, u shpreh Tabaku, ndërsa Ahmetaj iu përgjigj: Nuk është konflikt interesi të diskutosh aktet normative. Nëse shkruhet diku, po me kënaqësi do ta bëja”.

Aktualisht, po shqyrtohet akti normativ për buxhetin e 2018.

Të fundit