Flash News

KRYESORE

Arben Ahmetaj u kujton studentëve ’21 janarin’: Atëherë u vranë protestues, sot ky kryeministër po u lutet

Arben Ahmetaj u kujton studentëve ’21 janarin’:

Ministri i Financave, Arben Ahmetaj ka ngritur në piedestal kryeministrin Edi Rama sa i përket sjelljes së treguar ndaj protestës së studentëve. Në fjalimin në Kuvend, Ahmetaj u ka kujtuar të rinjve ngjarjet e 21 janarit të vitit 2011-të, ku katër qytetarë u vranë gjatë demonstratës së organizuar nga Partia Socialiste.

“Katër qytetarë nuk u kthyen nga ajo protestë”, tha Ahmetaj, duke sulmuar edhe ish-kryeministrin Sali Berisha. “Sot, ky kryeminisër po lutet për dialog”, shtoi ministri.

Kujtojmë se shtatë vite pas asaj ngjarje, asnjë person nuk është dënuar nga drejtësia, ndërkohë që kryeministri Rama u zotua për dënime në fushatën e vitit 2013-të.

Studentët e ‘Drejtësisë’ të shqetësuar: Po përpiqen të zgjedhin përfaqësues për të kontrolluar protestën

“Lindita Nikolla dil në bulevard”, ministrja u përgjigjet studentëve nga Kuvendi: Dola dhe dal se nuk e kam hiç të vështirë

“Protesta i dha shuplakë qeverisë”, kryeministri Edi Rama nuk tërhiqet, akuzon studentët se po ndikohen nga opozita

Të fundit