Flash News

KRYESORE

Arben Beqiri padit ministren e Shëndetësisë dhe rektorin e Mjekësisë: Do t’i shkoj deri në fund kësaj çështjeje

Arben Beqiri padit ministren e Shëndetësisë dhe rektorin e

Ish ministri (teknik) i Shëndetësisë dhe një nga kirurgët më të mirë në vend, profesor Arben Beqiri ka hedhur në gjyq Ministrinë e Shëndetësisë dhe rektorin e Universitetit të Mjekësisë, profesor Arben Gjatën.

Beqiri argumenton se Ministria e Shëndetësisë ka shkelur në mënyrë flagrante ligjin duke i dhënë rektorit të Universitetit të Mjeksisë edhe një post të dytë, drejtimin e shërbimit të kirurgjisë në QSUT, një pozicion kyç që kërkon angazhim me kohë të plotë.

Në gjykatë është paraqitur vetëm doktor Arben Beqiri, ndërsa kundërshtari i tij, z. Gjata është përfaqësuar nga avokati i tij. Beqiri shprehet se do t’i shkojë çështjes deri në fund dhe se pret që gjykata të japë drejtësi.

“Jam këtu si qytetar dhe kërkoj mbrojtjen e ligjit, aspak për interesat e mia personale. Do t’i shkoj çështjes deri në fund, këtu ka një konflikt të pastër interesi. Kjo është vënë re nga i gjithë stafi akademik”, tha Beqiri për Neës 24.

Nga 48 shërbime që numëron Spitali Universitar “Nënë Tereza” vetëm 32 prej tyre kanë të zyrtarizuar shefin e ri të shërbimit. Një pjesë e kandidatëve kanë hapur procese gjyqësore si ndaj ministres, spitalit dhe kandidatëve kundërshatar me argumentin se procesi zgjedhor ka qenë i parregullt dhe jo transparent.

 

Të fundit