Flash News

KRYESORE

Arben Derhemi sqaron takimin me Veliajn, reagon Kaba: Mos lejoni të përdoreni mediatikisht!

Arben Derhemi sqaron takimin me Veliajn, reagon Kaba: Mos lejoni të

Ditën e sotme aktori Arben Derhemi dhe si dhe artistë të tjerë u takuan me kryebashkiakun Erion Veliaj. Ishte Veliaj, i cili publikoi një foto në Facebook dhe shkruante se, “Kur ka vullnet, ka rrugëzgjidhje! Mirënjohje nga zemra aktorëve, regjisorëve, arkitektëve, inxhinierëve e sidomos sindikatave e protestuesve! Falë kontributit të secilit kemi një marrëveshje më të mirë dhe jemi sot gati të nisim negociatat për një Teater të ri Kombëtar’. Marrëveshja mes Veliajt dhe aktorëve, të cilët deri më tani kanë qenë kundër shembjes së teatrit, ngjalli reagime të shumta".

Dehremi, në një status në Facebook,  sqaron, “për ata që mendojnë se unë jam koka e protestës dhe për ata që mund të më paragjykojnë si një person me status që mund të firmos marrëveshje…Ju lutem pak durim dhe urtësi, kuptoni që negocimi, takimet, bisedat apo ballafaqimet janë thjesht elemente të një dialogu shoqëror dhe institucional që të mbrohet teatri, kujtesa historike, qyteti dhe memoria institucionale”.

Sqarimi i i Derhemit  në Facebook:

Për të gjithë ata që më njohin dhe ata që s’më njohin ose nuk duan të më njohin. Për të gjithë ata që janë të interesuar për godinën e Teatrit dhe fatet e teatrit por edhe për ata që nuk ju intereson se as kanë qenë në Teatër dhe as ka për t’ju rënë rruga ndonjëherë këndej…Për të gjithë ata që më njohin si Arben Derhemi dhe ata që nuk më njohin si aktor teatri…për ata që mendojnë se unë jam koka e protestës dhe për ata që mund të më paragjykojnë si një person me status që mund të firmos marrëveshje…Ju lutem pak durim dhe urtësi, kuptoni që negocimi, takimet, bisedat apo ballafaqimet janë thjesht elemente të një dialogu shoqëror dhe institucional që të mbrohet teatri, kujtesa historike, qyteti dhe memoria institucionale…Mos më bëni kaq të fuqishëm duke me veshur kompetenca dhe attribute apo sovranitete të deleguara për të firmosur marrëveshje…Madje edhe në rolet skenike që kam lujatur nuk e kam pasur ndonjë personazh të tillë të përafërt që firmos marrëveshje…Pak durim ju lutem dhe më shumë përgjegjësi qyetare dhe shoqërore…Asgjë nuk bëhet në një ditë përveç marrëzive…Ju faleminderit nëse së paku më lexoni dhe shumë faleminderit nëse edhe më kuptoni.

Arben Derhemi miqësisht…

27 qershor 2018.

Pas këtij sqarimi ka reaguar sociologu Përparim Kabo, një zë i fuqishëm kundër shembjes së Teatrit Kombëtar.  Kaba i9 drejtohet aktorit duke e këshilluar që të mos lejohen të përdoren mediatikisht.

Komenti i Kabës: Faleminderit Arben...per sqarimin e nevojshem dhe me kaq ndjenje pergjegjesie...eshte normal qe te takoheni dhe bisedoni por ne as nje rast te lejoni tu keqperdorin mediatikisht...ndaj nderhyrja juaj ne kohen e duhur e shperndan mjegullen e keqkuptimveve...Jam me ju kur shkruani..."që negocimi, takimet, bisedat apo ballafaqimet janë thjesht elemente të një dialogu shoqëror dhe institucional që të mbrohet teatri, kujtesa historike, qyteti dhe memoria institucionale.." Keta jane elementet e panegociueshem...qe duhen mbrojtur me kurajo dhe me dinjitet...Une jam i bindur se shteti do ta kuptoje nje dite, sa me shpejt aq me mire per te ...Te flm

Të fundit