Flash News

KRYESORE

Arben Imami sqaron deklaratën: Krahasimi ka qenë mes meritës publike të Topallit dhe mungesës së jetës publike të kandidates

Arben Imami sqaron deklaratën: Krahasimi ka qenë mes meritës

Pas deklaratës së djeshme në Opinion, kur tha se Basha la jashtë Topallin dhe “futi në parlament gra shtëpiake që kanë pjellë 3­4 fëmijë”Arben Imami është ‘zgjuar’ sot nga një mori kritikash.

Në përpjekeje  për të sqaruar kontekstin e deklaratës së tij, Imai ka reaguar duke sqaruar se krahasimi  ka qenë midis meritës publike të znj. Topalli (e cila gjithashtu ka lindur fëmijë, por kjo nuk është arsyeja e meritës së saj publike) dhe mungesës së plotë të deritanishme të jetës publike të zonjës kandidate .

Reagimi i Arben Imamit :

Lindja e njeriut është ngjarja më e madhe botërore. Gruaja ka detyrimin dhe fatin e madh të amësisë, por ky është një fakt natyror, dhe i përket sferës private, familjare. Kjo nuk do të thotë se ajo është e privuar nga jeta publike – vetëm një marksiste feministe fondamentaliste si Shulamith Firestone thotë se ajo duhet ta ndryshojë këtë kusht natyror për t’u përfshirë në jetën publike.

Krahasimi im ka qenë midis meritës publike të znj. Topalli (e cila gjithashtu ka lindur fëmijë, por kjo nuk është arsyeja e meritës së saj publike) dhe mungesës së plotë të deritanishme të jetës publike të zonjës kandidate. Shpresoj të kemi davaritur nëse ka pasur ndonjë paqartësi dhe jo aktivizëm politik në vërejtjet e bëra.

Të fundit