Flash News

KRYESORE

Arben Kraja merr zyrtarisht drejtimin e SPAK: Koha për punë dhe jo për llafe

Arben Kraja ka marrë zyrtarisht drejtimin e SPAK i njohur ndryshe si Struktura e Posaçme Antikorrupsion.

Ai u prezantua nga kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimi, i cili tha se me drejtimin e SPAK nga Kraja, të gjithë do t’i festojnë festat e fundvitit të qetë.

“SPAK nis sot detyrën. Kraja është në krye të detyrës dhe të gjithë të festojmë të qetë festat me vetëdije se fillim viti do jetë intensiv”, tha Ibrahimi.

Nga ana tjetër, Kraja tha se do ta drejtojë punën me plot kompetencë dhe se tani është koha për punë dhe jo për fjalë.

“Bashkë me zotin Dumani dhe Kondili, do bëjmë një skuadër shumë të fortë dhe do e drejtoj me plot kompetencë. Koha është për punë e jo për llafe, kemi shumë punë për të bërë”, u shpreh Kraja.

Të pranishëm në prezantim ishin edhe kryeprokurori Olsian Çela dhe Donika Prela.

Të fundit