Flash News

KRYESORE

Arben Malaj i futet diplomacisë, detyra e rëndësishme që ka marrë

Ish-ministri i Financave, Arben Malaj ka marrë një detyrë të rëndësishme diplomatike. Ai është emëruar së fundmi Konsull Nderi i Austrisë në Vlorë.

Malaj ka qenë i pranishëm sot në Vlorë, së bashku me ambasadorin e Austrisë, Johann Sattler dhe ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushati, për të inauguruar konsullatën e re.

“I lumtur që Austria do të ketë një Konsullatë Nderi në Vlorë. Urime për konsullin e ri të nderit, Arban Malaj, dhe ambasadorit Johann Sattler”, shkruan Bushati.

Ambasadori austriak është shprehur: E përfunduar. Hapëm Konsullatën e Nderit në Vlorë. Urime konsullit Arben Malaj. Faleminderit Ditmir Bushatit! Një tjetër urë lidh shtetet tona.”

Të fundit