Flash News

KRYESORE

Arben Malaj jep alarmin: Bitcoin monedha elektronike, rasti tipik i firmave piramidale

Arben Malaj jep alarmin: Bitcoin monedha elektronike, rasti tipik i firmave

Një skemë e re mashtruese po ju kanoset depozituesve dhe investitorëve shqiptarë. Monedha virtuale Bitcoin e cila është hedhur në treg nga një kompani e palicensuar nga asnjë autoritet në vend është duke joshur gjithmonë e më shumë qytetarët për ta blerë atë.

Oferta duket mjaftë bindëse në pamje të parë: qytetarëve u thuhet se e ardhmja është paraja elektronike dhe nëse blen diçka me këtë çmim pas disa kohësh asaj do ti rritet vlera.

Për Arben Malaj i cili është edhe anëtar i bordit të Bankës së Shqipërisë kemi të bëjmë me një rast tipik të firmave piramidale.

Kompania nuk të garanton asgjë për kthimin mbrapsh të investimit dhe risku është mjaft i lartë. Klan Tv

Të fundit