Flash News

KRYESORE

“Arbër Çekaj peshk i madh!”; çfarë deklaroi sot Donald Lu për pronarin e “Arbi Garden”

“Arbër Çekaj peshk i madh!”; çfarë deklaroi

Ambasadori amerikan Donald Lu, në një prononcim, për mediat më herët, pati deklaruar se Arber Çekaj është peshk i madh.

“Nga çdo këndvështrim, Çekaj është një peshk i madh. Kompania e tij importoi një ngarkesë bananesh që përmbante sasinë më të madhe të kokainës në historinë e Shqipërisë. Ai është hetuar më parë për trafikim kokaine nga prokurorët shqiptarë. Ne përgëzojmë punën e prokurorëve të Krimeve të Rënda që kërkuan urdhër arrestin për Z. Cekaj. Shqipëria ka një histori të gjatë arrestimesh të ngjalave dhe injorimi të peshqve të mëdhenj. Kjo gjë merr fund sot. Ne i bëjmë thirrje partnerëve ndërkombëtarë të Shqipërisë që të gjejnë Cekaj dhe ta dorëzojnë atë përpara drejtësisë”, pati deklaruar ambasadori Lu.

Por edhe paraditën e sotme, në një deklaratë publike, teksa përmendi me emra persona që duhet të arrestohen, Lu përmendi emrin e  Arbër Çekaj, si një person që duhet të kapet.

“Disa gazetarë të guximshëm shkruan për Arben Ndokën, Aqif Rakipin, Koço Kokëdhimën, Dashamir Tahirin, Elvis Roshin dhe këta politikanë sot nuk janë më në kuvend apo në bashki. Ka ende shumë port të bërë. Do isha shumë i lumtur dhe bëj thirrje për arrestimin dhe ndjeke penale për “Peshqit e mëdhenj”. Në Turqi u kap Met Kanani më 22 mars, ka urdhër arrest edhe për dy trafikantë të tjerë Klement Balli dhe Arbër Çekaj, por duhet të kapen”, u shpreh ambasadori i SHBA.

 Kujtojmë që Çekaj është arrestuar sot në Gjermani. Ai është pronari i kompanisë së bananeve në kontenierët e të cilave u gjetën 613 kg kokainë në shkurt të këtij viti.

Të fundit