Flash News

KRYESORE

Arbër Çekaj: S’jam as majtas as djathtas; jam tropojan por s’di të përdor armën

Arbër Çekaj: S’jam as majtas as djathtas; jam tropojan por

Arbër Çekaj, administratori i kompanisë së bananeve “Arbi Garden”, brenda kontenierit të së cilës u gjetën 613 kilogram kokainë u shpreh sot në një lidhje telefonike në Neës 24, se nuk ka asnjë  lidhje me ngjarjen. Ai u shpreh se është i gatshëm të kthehet dhe të dëshmojë në prokurori, por që ndihet i frikësuar pas akuzave të shumta që janë bërë ndaj tij.

“Jam i gatshëm  të kthehem. Nuk kam lidhje me politikanët. S’jam as i djathtë dhe as i majtë”, u shpreh Çekaj.

Me tej ai sqaroi se largimi për në Gjermani me bashkëshorten ka qenë për arsye familjare. Çekaj u shpreh se është njeri i thjeshtë dhe se nuk di të përdorë as armën.

“Jam tropojan dhe s’di të përdor as armën. Jam larguar nga Kosova sepse bileta ishte më e lirë. Bravo u qoftë  atyre që kapën drogën por mos ia faturoni një personi që punon për 400 mijë lek të vjetra pa patur fakte”, shtoi më tej administratori i “Arbi Garden”.

Të fundit