Flash News

KRYESORE

Arbër Çepani publikon pamjet prekëse nga sheshi ‘Skënderbej’: Ky nuk është kryeqyteti ku unë dua të jetoj!

Aktivisti dhe moderatori Arbër Çepani ka publikuar pamje prekëse se si nga sheshi ‘Skënderbej’ në Tiranë grumbullohen qentë e rrugës.

“Ky nuk është kryeqyteti ku unë dua të jetoj... Një kryeqytet që nuk ka empati dhe humanizëm për çdo pjesëtar të tij, qoftë njeri apo kafshë, nuk është kryeqyteti im... Therëse të shohësh në zemër të Tiranës sesi këto kafshë endacake të gjora notojnë në pellgun e gjakut të njëra tjetrës...Therëse të dëgjosh klithmat e atyre që janë akoma në agoni... Nuk është kjo zgjidhja, nuk është kjo mënyra....trishtim....”, shkruan Çepani me nota proteste.

Të fundit