Flash News

KRYESORE

Ardi Veliu flet për arrestimin e Balilit: Negociova për 5 muaj; i akuzuari nuk hipi në makinën time

Ardi Veliu flet për arrestimin e Balilit: Negociova për 5 muaj; i

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu ka folur për negociatat që ka zhvilluar me familjarët e Klement Balilit, për arrestimin e këtij të fundit. Veliu konfirmoi në emisionin ‘A Show’ në News 24, se negociatat kanë zgjatur 5 muaj. Por, ai mohoi se Balili u transportua me makinën e tij për në Tiranë.

“Nuk është absolutisht e vërtetë që Balili ka udhëtuar në makinën tim. Është lehtësisht e verifikueshme sepse Balili ka udhëtuar me punonjësit e forcës operacionale që kanë qenë të veshur civil. Kanë qenë dy makina dhe ai nuk ka hipur kurrë në makinën time. Unë kam qenë, por nuk e kam marrë. S’kam bërë shkelje. Nuk është e shkruar që personat në kërkim arrestohen vetëm nga RENEA apo punonjës policie që kanë kapuç. Qëllimi është që personi në kërkim t’i përgjigjet drejtësisë dhe është drejtësia që vendos. A ka bërë shkelje në këtë rast drejtori i policisë apo ka bërë detyrën si secili prej 11 mijë punonjësve? Unë kam negociuar për 5 muaj me familjarët e Balilit për të bërë dorëzimin”, tha Veliu.

Drejtori i policisë mohoi disa herë se ‘Eskobari i Ballkanit’ ka vendosur kushte për dorëzimin. “Dosja ka ardhur nga Greqia dhe policia shqiptare nuk mund ta lehtësonte”, u shpreh ai.

Sa i përket përgjimeve të reja të publikuara nga dosja “Babale”, ku akuzohet nga PD se është përfshirë vetë Veliu dhe drejtori i Fierit, ai nuk pranoi të komentonte.

“Duke qenë se aty akuzohem se jam përfshirë edhe unë, preferoj të mos komentoj”, tha Veliu, referuar çështjes së nisur nga një audio-përgjim i pretenduar i Albert Veliut me Agron Xhafajn.

Të fundit