Flash News

KRYESORE

Ardi Veliu letër bizneseve pranë parlamentit, ish-deputetja: Bëjeni dhe ndjesën e dytë që të shpëtoni shpirtin

Ish-deputetja e LSI, Nora Malaj ka 'rikthyer' sërish letrën e drejtorit të Përgjithshëm të Shtetit, Ardi Veliu, i cili sot u ka dërguar një letër bizneseve që ndodhen pranë parlamentit, teksa u kërkon ndjesë për pasojat e shkaktuara nga gazi lotsjellës që përdori Policia e Shtetit, në protestën e 26 shkurtit.

Në një reagim në rrjetet sociale, Malaj i kujton Veliut se pasojat e gazit lotsjellës që hodhi policia për të shpërndarë turmën nuk preku vetëm pronarët e klientët e bizneseve, siç citon letra, por edhe nxënës e mësues të shkollës profesionale të Ekonomikut, apo banorëve të zonës, të cilëve iu mbushën shtëpitë me gaz helmues.

Reagimi i plotë:    

Po fëmijëve të shkollës profesionale dhe banorëve të zonës do t’ju kërkoni falje zoti Veliu!

Sot Policia doli me një letër publike dhe ju kërkon falje biznesit për gazin helmues që hodhi ditën e protestës. Po pranojmë dhe duam të pranojmë që policia u ndërgjegjësua dhe pranoi që gaboi. Në realitet nuk gaboi , pasi çdo gjë e kishte të planifikuar. Po policia valle e di qe 200 m larg zonës ku u hodh gazi nxënësit e shkollës profesionale të ekonomikut ishin në mësim??!! A e dini zoti Veliu se cfarë paniku dhe frike iu krijua nxënësve e mësuesve ?? A e dine se vetëm 50 m larg zonës se helmuar , helmi hyri në shtëpitë e qytetarëve ??? Ndaj , përtej faljes që kërkuat për biznesin , ju kërkoni falje dhe nxënësve e mesuesve të shkollës profesionale Ekonomike , si dhe banorëve të zonës , grave të moshuar dhe fëmijëve të vegjël e foshnjave , të cilëve iu mbushën dhomat e gjumit me gaz e u asfiksuan nga situata e jashtëzakonshme e krijuar ?? Kërkojuni falje dhe komunitetit që jeton në këtë zonë Zoti Veliu . E di që nuk e keni të thjeshtë se ju e dine se çfarë pasoja do të ketë helmi i hedhur , po kjo nuk do të shfaqet sot , po pas disa vitesh , kur qelizat në rritje të këtyre fëmijëve te jene dëmtuar , e sëmundjet të shfaqen me vonë! Atëherë do dëgjohet krisma e ngjarjes së helmimit të popullatës masive . Ju e bëtë ndjesën e parë .. bëjeni dhe ndjesën e dytë që të shpëtoni shpirtin

Të fundit