Flash News

KRYESORE

Ardi Veliu u kërkoi ndjesë bizneseve por jo protestuesve, reagon politikani: Ka vetëm një mënyrë për t’u pranuar falja

Ardi Veliu u kërkoi ndjesë bizneseve por jo protestuesve, reagon

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu u ka dërguar letër pronarëve të bizneseve në rrugën para Parlamentit duke u kërkuar ndjesë për gazin lotsjellës gjatë protestës së qytetarëve. Por, Veliu nuk u kërkoi ndjesë protestuesve ndonëse u përdor gaz serb ndaj tyre.

Është ish-deputeti i LSI-së Përparim Spahiu ai i cili i drejtohet Veliut se duhet t’u kërkojë ndjesë protestuesve që i helmoi. Sipas tij, policia e Ardi Veliut është më politikja që nga viti ’91.

Më tej ai shton se ka një mënyrë që t'i pranohet ndjesa: “të hedhë gaz lotsjellës te antimitingjet politike që bën Edi Rama me njerëz që mbledh me pahir! Edhe ata e shkelin ligjin dhe shumë rëndë madje’.

Reagimi i Veliut:

Ardi Veliu duhet ti kërkoje ndjesë shqiptarëve protestues që i helmoi me gaz Serb, i cili teknikisht përdoret kundër terroristëve dhe jo popullsisë civile.

Policia e Ardi Veliut është më politikja që nga viti ‘91. Edhe atëherë në emër të ndjesës ndaj disave, goditej populli protestues.

Fundja ka një mënyrë që ti pranohet ndjesa: të hedhë gaz lotsjellës te antimitingjet politike që bën Edi Rama me njerëz që mbledh me pahir! Edhe ata e shkelin ligjin dhe shumë rëndë madje!

Të arrestojë edhe Edi Ramën që shkeli ligjin kur i bëri thirrje policisë së shtetit të dilte në fushatë!

Ti bëje këto dhe do ti pranohet ndjesa!

Të fundit