Flash News

KRYESORE

Ardi Veliu vizitë në spital te i moshuari i plagosur nga RENEA, debaton me dy djemtë: Pse na qëlluat?

Ardi Veliu vizitë në spital te i moshuari i plagosur nga RENEA,

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ardi Veliu ka qenë sot në Spitalin e Traumës për t’u takuar me Haxhi Likën, 77 vjeçari i plagosur ditën e djeshme gjatë aksionit të forcave RENEA në Divjakë.

Gjatë vizitës në spital, Veliu është përballur me irritimin e dy djemve të 77 vjeçarit, Albert dhe Martin Lika, të cilët u lanë të lire pak orë pas shoqërimit, raporton ‘Fax News’. Ata kanë kërkuar nga drejtori i policisë t’u japë shpjegime se përse u qëllua me plumba në drejtim të banesës së tyre.

“Po hetojmë”, u ka thënë Veliu familjarëve të të plagosurit.

Ndërkohë, gjëndja e Haxhi Likës është stabilizuar dhe i moshuari ka rrëfyer ngjarjen e rëndë. Ai pranoi se plumbi e ka kapur kur ka dalë në dritare dhe jo në krevat, por mohoi që të ketë patur në duar armë zjarri.

I moshuari ka mohuar gjithashtu se ka strehuar dy personat që kërkoheshin nga policia, madje ka theksuar se nuk i njeh Orges Bilbilin dhe Laert Haxhiun.

Të fundit