Flash News

KRYESORE

Ardian Bujupi tregon sa e vështirë ka qenë jeta e tij si emigrant i paligjshëm

Ardian Bujupi tregon sa e vështirë ka qenë jeta e tij si emigrant
Kënga më e re e këngëtarit Ardian Bujupi është një dedikim për emigrantët dhe vështirësitë që kalojnë ata për t`ia dalë mbanë. Në këtë këngë, Bujupi tregon anën e errët të emigrantëve dhe jep një mesazh shumë të fortë për ta. Një vogëlush, i cili fshihet në pjesën e pasme të makinës për të kaluar doganën përfundon duke bërë jetë rruge. Ndonëse largohet nga shteti pa para dhe pa të ardhme, ai e gjen veten në mes të alkoolit, drogës dhe më pas përfundon duke vjedhur. Në një moment, djali zbulon mikrofonin dhe i përkushtohet në maksimum muzikës. Në një pjesë të tekstit, Ardiani përsërit frazën: “Nuk ishte e lehtë, nuk ishte e lehtë, nuk ishte e lehtë këtu në geto. Nëse pasurohem, do të jetë koha për shpëtim”. “Casino” është në gjuhen gjermane dhe tashmë është publikuar në të gjitha platformat e ndryshme muzikore dhe është pjesë e albumit të ri të Ardianit, “Rahat”.
 
View this post on Instagram
 

🎰🎰🎰 CASINO OUT NOW 🎰🎰🎰

A post shared by Ardian Bujupi (@ardianbujupi) on

Të fundit