Flash News

KRYESORE

Ardian Çapja po kryen ndërhyrje kirurgjikale pas atentatit, policia “blindon” spitalin e Traumës

Ardian Çapja,  55 vjeç nga Elbasani, një personazh mjaft i njohur në botën e krimit, sot ra pre e një atentati me armë zjarri në qytetin e Elbasanit.

Nga të shtënat, që dyshohet deri tani me armë zjarri të llojit snajper, ai mbeti i plagosur duke marrë një plumb në shpatull, ndërsa ndodhej pranë banesës së tij.

Fillimisht, Çapja u dërgua në spitalin e Elbasanit, por më pas u dërgua në Tiranë, në spitalin e Traumës për ndërhyrje të specializuara. Sipas të dhënave të deritanishme, gjendja e tij shëndetësore nuk është kritike dhe plumbi nuk i ka prekur asnjë organ jetësor.

Gjatë kohës që ai ndodhet në pavion i shtruar dhe po i nënshtrohet një ndërhyrjeje mjekësore, policia paralelisht ka marrë masa të rrepta duke “blinduar” të gjithë ambientin e spitalit.

Forcat policore janë vendosur që në derën kryesore të spitalit, në hyrje të godinës, por edhe pranë pavionit ku ndodhet i shtruar 55-vjeçari Çapja,

Policia nuk lejon të hyjë asnjë person të papajisur me dokument identifikimi apo i pa shoqëruar nga personeli mjekësor.

Kujtojmë se familjarët e të plagosurit kanë mohuar që Çapja u plagos në një atentat.

Të fundit