Flash News

KRYESORE

Ardian Vehbiu 'zgjedh' nga Amerika dhe i quan votimet 'absurde'. "Kanë dështuar edhe ndërkombëtarët"

Ardian Vehbiu 'zgjedh' nga Amerika dhe i quan votimet

Ardian Vehbiu, shkrimtar dhe botues i Peizazhe të fjalës, jo pak i rënë në sy edhe për një 'anim' kah Edi Rama apo e majta në përgjithësi, kësaj here mendon ndryshe. Në një shkrim të botuar te Peizazhet, Vehbiu parashtron se ndryshe nga shumë të tjerë, ai nuk e ka të kushëzuar votën, sepse nuk jeton në Shqipëri. Ai pra mund të bëjë një zgjedhje të lirë dhe në vijim studiuesi bën edhe propozimin e tij për 30 qershorin.

"Unë, që e kam jetuar sistemin e mëparshëm dhe e di se çfarë funksioni të pështirë, rreshtor, koreografik kishte vota në monizëm, këtë herë do të kisha hedhur votë të bardhë, sepse do të mundesha; ndryshe nga më parë, kur nuk mundesha".

Sipas tij vota e së dielës nuk është vetëm votë për pushtetin lokal, por edhe instrument për të riprodhuar një konfigurim politik të caktuar – i cili, siç e treguan ngjarjet e muajve të fundit, në Shqipëri ka dështuar.

Vehbiu është kritik edhe me opozitën ndërkohë që propozon votën e bardhë të cilën do ta kishte zgjedhur në vend të djegies dhe rrëzimit të statujave.

Shkrimtari bën edhe prognozën e ndërkombëtarëve duke i bërë ata pjesë dhe autorë të dëshimit

Shkruan Vehbiu:

Në këto 30 vjet janë harxhuar ndoshta miliarda euro nga gjithë bota, për ta “qytetëruar” politikisht Shqipërinë. Nëse rezultat i këtij investimi është votimi absurd i këtij 30 qershori, atëherë edhe më syleshi nga zgjedhësit duhet ta ketë kuptuar se kështu nuk vazhdohet më dhe se loja është luajtur dhe është fituar tjetërkund.

Edhe një herë, miq: ju meritoni shumë më tepër, prandaj gjeni pak kohë, qoftë edhe një sekondë të vetme, për të reflektuar, kur të jeni përballë kutisë së votimit dhe ndërgjegjes suaj politike nesër.

Të plotë shkrimin e Ardian Vehbiut e gjeni këtu

 

Të fundit