Flash News

KRYESORE

Ardit Gjebrea bën njoftimin për 'Kënga Magjike': Të ardhurat nga biletat do të shkojnë për familjen Caci

Ardit Gjebrea bën njoftimin për 'Kënga Magjike':
Tragjedia e tërmetet në Shqipëri ka përfshirë të madh e të vogël. Shqiptarë nga ana e botës po kontribuojnë në mbledhjen e fondeve për të rindërtuar edhe njëherë banesat e personave që kanë humbur shtëpitë. Një nga këta është dhe Ardit Gjebrea bashkë me artistët e "Kënga Magjike".  Përmes një postimi në Instagram ai ka treguar se kanë përzgjedhur një familje për t`i ndërtuar familjen: “Me të ardhurat e biletave të Festivalit Kënga Magjike, do të ndërtojmë shtëpinë e familjes Caci në Thumanë që sot është e pabanueshme dhe duhet hedhur në tokë. Ne këtë kemi në dorë, artistët do këndojnë dhe jo më për garë, por për art dhe kontribut! Secili nga ne mundet dhe jam krenar për artistët e Këngës Magjike që janë bashkuar në këtë kauzë. Të gjithë bashkë mundemi dhe ndërtojmë shtëpi."

Të fundit