Flash News

KRYESORE

Ardit Gjebrea fjalë prekëse për të ëmën e ndjerë: Dhimbjen nuk e kam kaluar ende

Ardit Gjebrea fjalë prekëse për të ëmën e

Dy muaj pasi humbi nënën e tij, moderatori i njohur Ardit Gjebrea e ka kujtuar sërish në spektaklin e së dielës, konkretisht në rubrikën “Ka një mesazh për ty”.

Me fjalë prekëse, Gjebrea tha se ende nuk e ka kaluar dhimbjen për humbjen e të ëmës.

“Është e vështirë të mësohesh dhe nuk ka kaluar dhimbja dhe nuk do të kalojë asnjëherë. Por, bashkëshortja dhe dy fëmijët e mi si dhe familja që kam këtu në Klan është një motiv shumë i madh për muja. Nëna dhe babai im, aty ku janë të jetojnë në paqe. Unë i kam gjithmonë në zemër, por do jetoj për këtë familje, për atë të voglën, me motrën dhe nipërit e mi”- u shpreh Gjebrea, ndërsa bisedonte me njërën nga vajzat që kishte marrë pjesë në rubrikën “Ka një mesazh për ty”, për  mamanë e saj.

Të fundit