Flash News

KRYESORE

Ardit Gjebrea ndryshon formulën e votimit në "Kënga Magjike"

Ardit Gjebrea ndryshon formulën e votimit në "Kënga
Një kërkesë e vazhdueshme prej artistëve që prej fillimeve të "Kënga Magjike" ka qenë ndryshimi i formulës së votimit. Nuk janë të pakta rastet ku këngëtarët kanë prishur marrëdhëniet e tyre disa vjeçare pikërisht sepse nuk kanë marrë votat e dëshiruara nga kolegët. nga kjo kërkesë e vazhdueshme, Ardit Gjebrea ka njoftuar ndryshimin  formulës për vitin 2019 në një postim në Instagram: "Këtë vit në #kengamagjike veç artistëve në netët finale do të votojë edhe publiku, këtë vit do të votojë edhe Juria e New Artist, vetë Juria këtë vit do të ketë ndryshime, këtë vit... nuk po i tregoj të gjitha, di vetëm që ky edicion do të jetë thjesht ai që do donte publiku dhe artistët! Ndaj kush mendon të jetë pjesë e magjisë 2019, le të fillojë përgatitjet që tani, të tjerat na i lini ne."

Të fundit