Flash News

KRYESORE

'Arena Kombëtare' inagurohet më 11 qershor, ndeshja e parë zyrtare Shqipëri-Moldavi

'Arena Kombëtare' inagurohet më 11 qershor, ndeshja e

“Arena Kombëtare” do të hapet zyrtarisht në 11 Qershor dhe do të presë ndeshjen Shqipëri-Moldavi, të eleminatoreve të Europianit. Federata Shqiptare e Futbollit njofton zyrtarisht se punimet do të përfundojnë në kohën e duhur dhe se stadiumi do të jetë gati për sfidën me moldavët.

Interesant është fakti, se në faqen zyrtare të saj, është vendosur emri i Sheshit Italia, pra sheshit para stadiumit, por jo ai i “Arenës Kombëtare”, ndoshta sepse impianti ende nuk e ka një të tillë. Kjo do të thotë se është zgjidhur ngërçi me qeverinë për financimin e impiantit dhe se Federata do të tërhiqet nga padia e bërë në Gjykatën Administrative, rreth 4-5 javë më parë edhe pse zyrtarisht në Federatë nuk dinë të të thonë nëse kjo ka ndodhur apo do të ndodhë shpejt.

Duka dhe Shulku kanë instruktuar zyrën e shtypit që të informojë se sqarimet e mëtejshme do të jepen kur ata të kthehen në Shqipëri. Nuk dihet nëse qeveria ka vendosur gjithashtu të japë 25 për qind të shumës totale të shpenzimeve për ndërtimin e stadiumit, gjë që i takon sepse është aksionere me 25 për qind në Shoqërinë Kuqezi.

Të fundit