Flash News

KRYESORE

Ares Ypi sqaron gabimin me dorëzimin e formularit në KQZ: Nuk mendova efektin juridik që kjo kishte

Ares Ypi, kandidati i cili dorëzoi në KQZ formularin e vetdeklarimit, ka sqaruar se bëhet fjalë për një gabim dhe se nuk ka menduar efektin juridik që kjo kishte.

“Nuk mund te jem fasadë e Kuvendit”, shkruan në një reagim në Facebook Ypi, duke shtuar më tej se mbështet vendimin e PD për djegien e mandateve.

Reagimi i Ypit të Facebook:

Ashtu siç kam bërë me dije edhe më parë, kam dorëzuar në KQZ refuzimin për të marrë mandatin e deputetit dhe kam vendosur të jem krah qytetarëve në betejën e tyre historike për Shqipërinë si gjithë Europa. Ky është vendimi im, dhe për këtë kam sqaruar edhe KQZ zyrtarisht. Mesa kuptoj KQZ ka vendosur të përdoret politikisht dhe të paraqesë në media një fakt të pavërtetë, sikur unë kam pranuar mandatin.

Komisionin Qendror të Zgjedhjeve e kam sqaruar zyrtarisht se gabimisht kam paraqitur Formularin e Vetdeklarimit të plotësuar, duke e vlerësuar këtë si detyrim ligjor dhe qytetar, pa menduar efektin juridik që kjo kishte. Kurrësesi Formularin e Vetdeklarimit nuk e kam paraqitur për efekt të marrjes së mandatit të deputetit, efektin juridik të të cilit e kam kuptuar më vonë.

Për mua, sot Kuvendi nuk përfaqëson qytetarët, nuk është i zgjedhur nga qytetarët, dhe nuk mund të shërbejë si forum për të mbrojtur interesat e qytetarëve. Gjithmonë kam vlerësuar se vendimi i Partisë Demokratike për djegien e mandateve, ishte vendimi më i drejtë që ka marrë Partia që nga dita e themelimit. Ne demokratët, nuk mund të jemi fasadë në Kuvend.

Të fundit