Flash News

KRYESORE

Aretha Franklin la një pasuri prej 80 milionë dollarësh, por jo një testament, nisin pretendimet kush i përfiton

Aretha Franklin la një pasuri prej 80 milionë dollarësh, por jo

Aretha Franklin, e cila vdiq javën e shkuar në moshën 76 vjeçare, la pas një pasuri me vlerë 80 milionë dollarë, por jo një testament se për kë do të shkojnë pasi ajo të ndërronte jetë.

Pavarësisht, se lufta me sëmundjen e rëndë që i mori jetën pak ditë më parë, vijonte prej katër vitesh, Aretha nuk e përcaktoi se kujt do t’i linte pasurinë e grumbulluar gjatë gjithë jetës së saj.

Megjithatë, në këto kushte ligji i Miçiganit parashikon që një person i martuar ndahet nga jeta pa lënë një testament, atëherë pasuria e tij ndahet në mënyrë të barabartë për pasardhësit.

Sipas ‘mirror’, përfituesit janë automatikisht katër fëmijët e saj ‘mbretëreshës së soulit’,  Clarence, Edëard, Teddy White Jr dhe Kecalf .

Fëmijët e këngëtares kanë nisur procedurat e para dhe pretendojnë se janë trashëgimtarë të pasurisë së nënës së tyre.

Të fundit