Flash News

KRYESORE

Argjentina publikon listën e lojtarëve të thirrur për dy ndeshjet miqësore, mungon Messi

Trajneri i përkohshëm i kombëtares së Argjentinës, Lionel Skaloni, ka publikuar listën e lojtarëve të thirrur për dy ndeshjet miqësore kundër Guatemalës dhe Kolumbisë që do të luhen në muajin shtator.

Në listën e lojtarëve të thirrur mungon Lionel Messi, por mediat argjentinase kanë raportuar se ka qenë vetë lojtari që ka kërkuar të mos jetë i pranishëm në këto dy ndeshje.

Nga lista e lojtarëve që ishin pjesë e Botërorit nuk janë thirrur as Aguerro, Higuain dhe Banega.

Ndërkohë, në listë janë përfshirë dy sulmuesit që luajnë për skuadrën e Interit, Mauro Icardi dhe 20-vjeçari Lautaro Martinez që i është bashkuar zikaltërve këtë verë.

 

Të fundit