Flash News

KRYESORE

‘Argophilia’: Shqipëria duhet të ishte Meka e Adriatikut, por mali i administratës së Ramës është shumë i pjerrët

Faqja e specializuar në lajmet turistike, e fokusuar kryesisht në Evropën Lindore, ‘Argophilia’ ka publikuar një artikull për largimin e markës ‘Sheraton’ nga Shqipëria. Autori Phil Butler shkruan se vendi që kjo faqje e klasifikoi si me potencialin më të madh për rritjen e turizmit, vijon të vuajë nga korrupsioni dhe ‘biznesi i keq’.

Autori veçon edhe disa faktorë të tjerë që ndikojnë në imazhin e keq të Shqipërisë dhe Tiranës siç është kanabisi, ‘hedhja në erë’ e reformës në drejtësi dhe kërcënimi i gazetarëve.

Sa i përket ‘Sheratonit’, në artikull thuhet se një nga arsyet e largimit të kësaj marke është se plani i kryeministrit Edi Rama për turizmin parashikon një sektor që do të funksionojë pa rregulla të qarta.

“Shqiptarët kishin shpresa të mëdha te Edi Rama kur ai u zgjodh në 2013. Shqipëria, një nga vendet me bukuritë më të shumta natyrore në Adriatik, duhet të ishte bërë Meka e re e turizmit dhe biznesit. Por mali i administratës së Ramësqë duhet të ngjitet është shumë i pjerrët, socializmi duket se nuk funksionon në tokën e ilirëve të lashtë. Populli shqiptar vijon të jetë mes më të varfërve në Europë, duke fituar mesatarisht 300 euro në muaj”, shkruhet në artikullin e ‘Argophilia’.

Të fundit