Flash News

KRYESORE

Argumenti i zv/ministres së Bujqësisë: Nëse përdoret allçi në djath, nuk pritet dot

Argumenti i zv/ministres së Bujqësisë: Nëse përdoret

Ermira Gjeci, zv/ministre e Bujqësisë në në Top Show për të folur për çështjen e sigurisë ushqimore, deklaroi se nuk është e vërtetë që përdoret allçi për djathin. “Nëse përdorim allçi në djath, atëherë djathi nuk do të pritej dot”, deklaroi Gjeci. “Është ndryshe niseshte dhe ndryshe allçi”, shtoi zv/ministrja.

Pak ditë më parë, emisioni ‘Top Story’ publikoi denoncimin e disa ekspertëve që pretendonin se  pluhuri i allçisë përdoret për të forcuar produkte të tilla si djathi.

“Analiza instrumentale ka bërë të njohur edhe përqindjen e elementëve që nuk kanë qenë të njohura paraprakisht nga ne. Nuk na ka shkuar mendja që janë përdorur produkte, që janë totalisht të papajtueshme me përbërësit ushqimorë. Pluhura materialesh inorganike, pluhura materialesh inerte. Si ngjyrues janë përdoruar po materiale të tilla, por s’po hyj në detaje”, deklaronte Prof. Dr Ilirjan Malollari, ekspert ushqimi për lëndët kimike.

Sipas ekspertëve, ka fakte se nga materialet e riciklueshme që përdoren për paketim, migrojnë elementë kancerogjenë në ushqime. Këtu mund të përmendim mishin e grirë të paketuar, kërpudhat, gjalpin, qumështin, vajin e ullirit, ujin, lëngjet e ndryshme.

“Në paketimet ushqimore bashkëjetesa nuk është asnjëherë miqësore mes produktit dhe paketimit. Nga paketimi te ushqimi emetohen, migrojnë produkte kancerogjene. Praktikisht ne kemi prova se ekzistojnë përbërës që nuk kanë qenë në produktin ushqimor në momentin e prodhimit të tij. Nga këto produkte do të përmendja qumësht, vaj ulliri, uji. Ndodhen produkte që të analizuara me aparaturë instrumentale të hollë, kanë rezultuar produkte të tilla që sulmojnë drejtpërdrejt shëndetin e njeriut”, shtoi më tëj Malollari.

Emisioni ‘Real Story’ në tërësi u fokusua në prononcimet e ekspertëve pa përmendur emrin e ndonjë kompanie që mund të këtë abuzuar deri në këtë pikë me produktet ushqimore.

Të fundit