Flash News

KRYESORE

Arian Çani tregon sa para mori Notis Sfakianakis për koncertin në Tiranë

Arian Çani tregon sa para mori Notis Sfakianakis për koncertin

Gazetari Arian Çani ka treguar në emisionin e tij ‘Zonë e Lirë’ se këngëtari i njohur grek Notis Sfakianakis ka marrë plot 80 mijë euro nga organizatorët për koncertin që mbajti në Pallatin e Kongreseve.

“E di sa mori Sfakianakis? 80 mijë euro, të cilat nuk janë pak për një katund si i yni”, i tha ai këngëtares Anxhela Peristeri.

“80 mijë euro nuk janë shumë për një vend si Greqia. Atje një këngëtarë si Sfakianakis merr minmimalisht 10 mijë euro në javë”, replikoi Peristeri, e cila gjithësesi u shpreh kundër koncertit të këngëtarit grek në Tiranë, pasi sipas saj, ai ka ofenduar disa herë shqiptarët.

Kujtojme së koncerti i tij u shoqërua me polemika, për shkak të disa deklaratave të tij kundër shqiptarëve, të cilat ai i mohoi kategorikisht.

Të fundit