Flash News

KRYESORE

Arian Vasjari për 'vendimin e dytë' të Gjykatës së Durrësit: Absurd dhe antiligjor

Arian Vasjari për 'vendimin e dytë' të Gjykatës

Juristi Arian Vasjari e quan 'absurd dhe antiligjor' vendimin e Gjykatës së Durrësit për t'i njohur mandatin Valbona Sakos pak ditë pasi e njëjta gjykatë, e së njëjtës shkallë dhe e të njëjtit rreth gjyqësor, ia kishte mohuar atë.

Pas një vendimi të mosnjohes së mandatit të kryebashkiakes së zgjedhur të PS, Valbona Sako, me arsyetimin se zgjedhjet ishin të pavlefshme duke qenë se një prej partive garuese, Bindja Demokratike, ishte regjistruar në shkelje të ligjit, sot ka ardhur një vendim i dytë krejt i kundërt.

I marrë po nga Gjykata e Durrësit e cila ia njeh Sakos mandatin duke i dalë kundër vetes. PS ka paraqitur një kërkesë në Gjykatën e Durrësit dhe 24 orë më pas ajo është marrë në shqyrtim duke çuar edhe në vendimin e dytë anulues të të parit duke certifikuar kësisoj Sakon si kryetare të Bashkisë bregdetare.

Duke marrë në konsideratë edhe këtë fakt, Vasjari i tha Politiko.al se kjo e shtyn fabulën në vulgaritet institucional.

Aktualisht mandati i kryetares së Bashkisë së Durrësit ka dy vendime gjyqësore, të cilat jo vetëm mbivendosen, por kundërshtojnë njëri-tjetrin.

Të fundit