Flash News

KRYESORE

Ariana Fejzullahu ‘dështoi’ në kombinim, por ishte e vetmja që shijoi dasmën si asnjë tjetër

Dasma e Elitës dhe Gjikos kishte mbledhur disa nga emrat më të njohur të botës së muzikës dhe medias. Ndër të ftuarit ishin dhe bashkëpunëtori më i ngushtë i Gjikos, Ermal Fejzullahu, me bashkëshorten, Arianën.

Ariana është shumë e ndjekur në rrjetet sociale dhe gjithnjë e veçantë në look. Por si asnjëherë më parë, e veshur me një fustan të kuq elegant dhe të gjatë, Ariana kishte veshur dhe modelin më të fundit të atleteve Balenciaga. Atlete të cilat janë shumë sportive dhe mund të vishen me funde e fustane që i përshtaten këtij stili po kurrsesi me një fustan kaq elegant dhe me gur të qëndisur.

Megjithatë, ky detaj nuk e ka shqetësuar dhe aq shumë Arianen, por  e ka shijuar dasmën, pa qenë nevoja të duronte dhimbjen e tmerrshme që japin takat në dasma.

 

Të fundit