Flash News

KRYESORE

Ariana Grande në ankth që pas sulmit në Manchester: Nuk mund të mos flas për këtë ngjarje pa qarë

Ariana Grande që pas sulmit terrorist në Manchester, në koncertin e saj, është në një gjendje jo shumë të mirë por ajo nuk ka folur më parë për këtë.

Në një intervistë ekskluzive për “British Vogue” ajo ka treguar për herë të parë se po vuan nga stresi post-traumatik, pas sulmit që vrau 22 veta në koncertin e saj.

“Është e vështirë të flas për këtë gjë pasi kaq shumë njerëz kanë pësuar humbje aq të rënda, humbje të jashtëzakonshme … Ndihem sikur nuk duhet të flas për këtë përvojë timen, nuk duhet  të them asgjë. Unë nuk mendoj se do të di ndonjëherë të flas për këtë ngjarje dhe të mos qaj. Unë mendoj se shumë njerëz kanë ankth pas kësaj ngjarjeje tronditëse, sidomos tani … Ankthi im ka ankth … Unë kam pasur gjithmonë ankth. Nuk kam folur kurrë për këtë sepse mendoja se të gjithë kishin, por kur u ktheva nga turneu në shtator 2017 , përjetova stresin më të keq që mund të kisha pasur ndonjëherë,”- ka thënë Grande për British Vogue.

Të fundit